TAkvimi

Sfida

Zhvillimi i Takvimi, një aplikacion për kohët e namazit në komunitetin mysliman, shtroi nevojën për një mjet të saktë dhe të përshtatshëm për përdoruesit. Sigurimi i kohëve të sakta të lutjes nëpër vende të ndryshme gjeografike dhe përditësimet në kohë reale ishte thelbësore. Duke qenë se teknologjia po ecën përpara në ditët e sotme për t’ua lehtësuar përdoruesve dhe për të mos humbur namazin. Pavarësisht se në cilën vendndodhje jeni me këtë aplikacion, mund të synoni gjithmonë një kible.

Kështu e zgjidhëm

Duke u fokusuar në llogaritjet e sakta dhe teknologjinë e vendndodhjes, Takvimi siguron rregullimin automatik të kohërave të lutjes. Rezultati është një aplikacion intuitiv që përputhet me nevojat kulturore dhe fetare të komunitetit mysliman.

Shërbimet tona

Shërbimet tona mbulojnë të gjithë ciklin e zhvillimit, duke ofruar përditësime dhe mbështetje të rregullt. Takvimi përfaqëson një zgjidhje inovative, kushtuar nevojave të komunitetit mysliman, duke lehtësuar menaxhimin e lehtë dhe të saktë të kohës së namazit. me këtë aplikacion ju keni shërbimet e mëposhtme: Lista e xhamive, Orari mujor, Imsakiѕe, Kartolina përshëndetëse, Drejtimi Kibla, Ditët dhe Netët fetare . Ky aplikacion është përkthyer në shqip, maqedonisht, turqisht, boshnjakisht.

LIDHJE

Klienti

Myftinia e Shkupit

Përshkrim i shkurtër

Takvimi është një aplikacion për të ndjekur kohët e lutjes për komunitetin mysliman.